Ibishi zbulon kush qëndron prapa protestave të serbëve: Projekt i një personi famëkeq...

Aktuale

Ibishi zbulon kush qëndron prapa protestave të serbëve: Projekt i një personi famëkeq...

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 08:08
Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk janë lejuar të kalojnë kufurin, shkelin të drejtat e njeriut.

Ibishi ka thënë bllokada se kufijve nuk është diçka e re, sepse sipas tij ka ndodhur edhe më herët, teksa tha se Serbisë s’i ka mbetur tjetër pos të krijojë kësisoj situata brenda territorit të saj.

“Nuk është asgjë e re, ka ndodhur edhe në bllokadat e më hershme por brenda kufirit tash s’ju ka mbet tjetër Vuçiqit, por jashtë kufirit të Kosovës, gjegjësisht në vendkalimet kufitare që kufizohen me Serbinë, pra në brendi të teritorit të Serbisë”, ka thënë ai.

Tutje ai theksoi se më e keqja është që qytetarët serb marrin autoritetin e sigurisë ose policisë ku ndalojnë persona duke i ndarë në shqiptarë, serb ose komunitete tjera, teksa për këtë rast ai kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të merr hapa të menjëhershëm.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmerr hapa të menjëhershëm“, theksoi ai në “Info Nata”.

“E çka është edhe më e keqja është që qytetarët marrin autoritetin e institucioneve të sektorit të sigurisë ose policisë ku ndalojnë persona duke i nda a janë shqiptarë a serb apo të komuniteteve tjerea“, tha tutje ai.

I pyetur sa çfarë fshihet pas këtyre organizimeve, ai ka thënë se përherë prapa këtyre organizimeve e protestave është BIA e Serbisë.

“BIA është përherë, po gjithë kjo është projekt i madh i një personi, një famëkeq është edhe prej Aleksandër Vulin, mik i ngusht i Putinit”, tha Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat