Deputetja nga radhët e “Lëvizjes Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj, pret që disa ligje të votohen e disa jo në sesionin e ri të Kuvendit.
Deputetja thotë se fajin për mos kalimin e disa projektligjeve e kanë edhe deputetët e pozitës.
“Besoj që kalojnë disa. Por janë disa projektligje që s’po kalojnë për votat e disa deputetëve të VV, por janë për të mirën e përgjithshme dhe e është e papranueshme mos të merret epilogu për këto ligje”, u shpreh deputetja e VV-së.
Ajo deklaroi se ka projektligje shumë të rëndësishme që s’po gjejnë epilog.
“Do të ecin shumë ligje përpara se janë mbet në mes të procedurës. Ka shumë projektligje që janë shumë të rëndësishme për të kaluar sidomos për sigurime shëndetësore, IVF që ka kohë të gjatë në Kuvend që s’po kalon, ligji për tekstet shkollore dhe ka shumë të tjera”, tha ajo.
Deputetja Tishukaj tha se disa Komisione Hetimore po e konsumojnë energjinë e deputetëve.
Ajo thotë se opozita duhet të jetë në krye të detyrës në këtë sesion.
“Komisionet hetimore po e konsumojnë një energji të deputetëve pasi janë edhe aty për subvencionim të teksteve shkollore edhe një për ministrinë e Punëve të Jashtme. Edhe deputetët opozitar ta kenë parasysh që të jenë në krye të detyrës”, thotë ajo.