Ish deputeti Koci me kancer në mëlçi: U dashka të vdesësh për një ilaç që gjendet në Onkologji, por MSH e ka kufizuar

Aktuale

Ish deputeti Koci me kancer në mëlçi: U dashka të vdesësh për një ilaç që gjendet në Onkologji, por MSH e ka kufizuar

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 00:43
Gani Koci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Koci, njofton se është diagnostikuar me një tip të veçantë të kancerit në melçi. Por ai tha se i nevojitet edhe një medikament për luftimin e sëmundjes, por sipas tij i njëjti shpërndahet vetëm për pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërive dhe i lëkurës në Onkologji, duke lënë jashtë pacientët si në rastin e tij.

Ai thotë se nevojitet ndërhyrje urgjente për të ndryshuar “këto politika dhe për të shpëtuar jetët e atyre që kanë nevojë për këto barna”.

Ditët e fundit, jam diagnostikuar me kancer në mëlçi. Pas një sërë ekzaminimesh të kryera në Klinikën Onkologjike në Prishtinë, onkologu konfirmoi se vuaj nga një tip i veçantë kanceri në mëlçi. Në përputhje me protokollet shëndetsore ndërkombëtare, mjeku më përshkroi terapinë standarde, që përfshin edhe përdorimin e një medikamenti esencial(Pembrolizumab) për trajtimin e këtij lloj kanceri. Këtë formë të mjekimit me kanë rekomanduar edhe okolog te huaj nga klinika onkologjike me renome botërore.

Për fat të keq, edhe pse ky ilaç ndodhet në listën esenciale të barnave, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ai të shpërndahet vetëm për pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërive dhe i lëkurës, duke lënë jashtë pacientët, si mua, që vuajnë nga kanceri i mëlçisë. Ky ilaç nuk gjendet në tregun e rregullt dhe mund të sigurohet vetëm në mënyrë ilegale, me një çmim të papërballueshëm, deri në 8,000 euro për një dozë.

Nevojitet ndërhyrje urgjente për të ndryshuar këto politika dhe për të shpëtuar jetët e atyre që kanë nevojë për këto barna”, shkruan Koci.

“U dashka të vdisët për një ilaç i cili gjindet në Klinikën e onkologjisë, por që Ministra e e ka kufizuar përdorimin e tij në mënyrë selektive!”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat