Hisen Berisha: Radoiçiq në arrati ka nënshkruar kontratë me Qeverinë e Kosovës!

Aktuale

Hisen Berisha: Radoiçiq në arrati ka nënshkruar kontratë me Qeverinë e Kosovës!

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 19:31
Hisen Berisha

Prokuroria Speciale e Kosovës të mërkurën ka ngirtur aktakuzë kundër 45 personave të grupit terroristë për sulmin në Banjskë.

Në mesin e të akuzuarve figuron edhe emri i Milan Radojçiqi i cili kishte marrë përgjegjësi për drejtimin e grupit sulmues kundër shtetit të Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se Milan Radojçiqi se fundmi ka nënshkruar kontratë marramendëse të fituar nga Institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se kontratën do ta publikojë se shpejti në Kuvendin e Kosovës e cila sipas tij, ka vlerë shumë të lartë.

“Kontratën e fundit do ta publikojë në Kuvend të Kosovës. Keni me u shoku çfarë kontrate ka nënshkruar Radojçiqi tani që është në arrati me institucionet e Kosovës”, ka thënë Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat