Debati mbi fenë, gjithmonë nxit reagime të shumta.
Së fundi, ka pas reagime mbi deklaratën e një hoxhe, ku në një tubim në Preshevë, ka deklaruar se “Ne nuk jemi shqiptar. Jemi musliman”.
Avokati Arianit Koci, thotë se kësaj deklarate i paskan duartrokitur edhe disa të mjerë, duke publikuar edhe foto e hoxhës me presidentin serb, Vuçiq.
Sipas tij, ky është rast tipik i islamit radikal politik.
Postimi i plotë:
“Ne nuk jemi shqiptar. Jemi musliman” - paska thënë në Preshevë, hoxha në foto!
Disa të mjerrë, i paskan duartrokitur.
Ky veprim; tentim ndarja e shqiptarëve nga identiteti kombëtar, është rast tipik i islamit radikal politik, që me dekada e stimulon dhe promovon vet Serbia.
Sidoqoftë, shqiptarët nuk janë zhdukur si komb, për shkak se kombin e kanë mbi fetë!