Deputeti i lëvizjes Vetvendosje, Enver Dugolli është sonte pjesë e panelit diskutues mbi zhvillimet e fundit politike në vend, në emisionin “Politiko”.
Dugolli ka komentuar edhe audo-incizimin e bisedës mes Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit, Milan Radioçiq që u publikua të mërkurën.
“Sot kishim një seancë të thirrur dhe dakordim në mbledhjen e kryesisë së vendit për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare sepse kështu ishin deklaruar partitë opozitare. Ne shkuam në seancë për t’i votuar ato marrëveshje me shumë rëndësi për qytetarët e republikës. Dhe ndodhi ajo që e kemi parë prej 2022-tës. Bëhet fjalë për një incizim sipas grupit të interesit e opozitës sille e ri-sillet nëpër kuvend”, deklaroi Dugolli.
Sipas tij, opozita pas kësaj bisede ka një tjetër “siklet”.
I gjithë skenari është që të risillet diçka që është fol e debatu. Një bisedë e cila asgjë nuk ka prodhu mirëpo këtu është një siklet tjetër, për të cilin opozita është alarmu, po ofrohen zgjedhjet”, shtoi mes tjerash.