Sindikata e RTK-së kërkon rritjen e buxhetit: Do të fillojmë me protesta e greva

Aktuale

Sindikata e RTK-së kërkon rritjen e buxhetit: Do të fillojmë me protesta e greva

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 09:22
RTK

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka kërkuar nga deputetët ta shtojnë buxhetin për televizionin publik.

Nëse kjo nuk ndodh, ata kanë paralajmëruar protesta.

Njoftimi:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së njofton të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës se RTK është në gjendje të rëndë financiare.

Sindikata për çdo vit e bënë një kërkesë të tillë për kthimin e buxhetit sipas ligjit aktual deri në një zgjidhje tjetër kur të miratohet ligji i ri i RTK-së. Ju bëjmë thirrje të na e rrisni buxhetin ndryshe RTK e ka të pamundur mbijetesën.

Sindikata do të pres deri në ditën kur të miratohet buxheti në nivel nacional, nëse kërkesat tona nuk plotësohen, do të fillojmë me protesta e greva deri në realizimin e kërkesave tona që burojnë nga ligjet në fuqi.

Ju rikujtojmë se përveç mungesës së pronës, ligjit e financimit të pavarur të RTK-së, në mediumin e vetëm publik nuk ka ndodh rritje të pagave nga viti 2007.

Nuk kemi avacim të kontratës kolektive, nuk kemi sigurim shëndetesor, kemi inflacion të lartë kosto jetese të pa përballueshme.

Kërkojmë nga të gjithë kolegët në RTK që të na mbeshtesin në kërkesat tona, sepse janë për të mirën e RTK-së dhe gjithë punonjësve. Ditëve në vijim do të ndermarrim edhe nisma ligjore për këtë çështje.

Pritjes tonë të gjatë i ka ardhur fundi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat