Mergim Lushtaku i përgjigjet Haradinajt: Koha e kryeministrit me rotacion ka përfunduar, Hamza është ndryshmi

Aktuale

Mergim Lushtaku i përgjigjet Haradinajt: Koha e kryeministrit me rotacion ka përfunduar, Hamza është ndryshmi

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 16:55
Mergim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj propozimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që pas zgjedhjeve opozita ta ndan postim e kryeministrit me rotacion.

Ai ka bërë me dije se koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka shkruar se tani është koha që Bedri Hamza ta udhëheq Kosovën.

“Koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe. Është koha për një udhëheqje që sjell stabilitet dhe zhvillim të vërtetë ekonomik, për arsim cilësor dhe sistem shëndetësor që vendos qytetarin në qendër. Me Bedri Hamzën, ndryshimi i vërtetë është i mundur. Ai nuk premton kot, por punon për një Kosovë të drejtë dhe të fortë. Kosova meriton ma mirë!”, ka shkruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat