​Hasani për babain e Thaçit: Për mua është hero i Kosovës

Aktuale

​Hasani për babain e Thaçit: Për mua është hero i Kosovës

Më: 17 mars 2025 Në ora: 16:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka theksuar se për të, Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, është një hero i Kosovës.

Gjatë vizitës së tij për babain e ndjerë të Thaçit, në fshatin Burojë, Hasani tha se vdekja e tij, pasi që takoi Thaçin, tregon lidhjen e tyre shpirtërore.

Hasani: Për mua është një hero i Kosovës

“Është një dhembje që e ndajmë me familjen, është një proces i jetës natyrisht, por ardhja e presidentit ta shoh babën edhe pas një dite i vdes baba, tregon lidhjen shpirtërore mes djalit dhe prindit. Kështu që, Hashimi u nda që e pa prindërin gjallë, por të njëjtën kohë edhe prindi që e preku dorën e djalit që padrejtësisht është në Gjykatën Speciale. Për mua Haxhia është një fisnik, një bujarë, atdhetarë, njeri i edukuar e këshillëdhënës që si të bëhet lufta dhe si të organizohemi më mirë. Për mua është një hero i Kosovës”, tha Hasani.

Haxhi thaçi vdiq mbrëmjen e 16 shkurtit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat