Specialja nuk lejon Thaçin në varrimin e babait/ Rama: Gjykatë e turpshme

Aktuale

Specialja nuk lejon Thaçin në varrimin e babait/ Rama: Gjykatë e turpshme

Më: 17 mars 2025 Në ora: 21:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e cilëson veprim të ulët të Gjykatës Speciale, për mos lejimin e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në varrimin e babait të tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka reaguar Rama.

Ai u shpreh se Specialja e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, por edhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.

“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm!”, theksoi Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat