Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit – policia jep detaje

Aktuale

Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit – policia jep detaje

Më: 18 mars 2025 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Të hënën është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave punëtorë të kompanisë për bartjen e parave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë, si dhe një i dyshuar.

Tutje thuhet se të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur.

Ndërkaq siç thuhet në raport në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë.

“I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat