KQZ pezulloi dy parti politike, për këtë arsye

Aktuale

KQZ pezulloi dy parti politike, për këtë arsye

Më: 19 mars 2025 Në ora: 13:52
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulloi dy partitë politike, Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.

Këto dy parti politike, sipas njoftimit nga KQZ u pezulluan pasi deri më 1 mars nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024.

Afati i fundit për dorëzimin e këtij raporti ishte 1 marsi, por partitë politike nuk i dorëzuan në KQZ as pas 15 ditësh afat shtesë.

Me vendimin për pezullim, këtyre partive u është dhënë edhe një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit të tyre dhe nëse kjo nuk ndodhë, vendimi i radhës i KQZ-së pritet të jetë regjistrimi i këtyre partive politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat