Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj, e më pas dorasi bëri vetëvrasje.
Gruaja e vrarë ka qenë e martuar dhe ka lënë pas tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë.
Djali është 18 vjeç, ndërsa vajzat janë më të vogla.
Pas vrasjes së Nexhmie Haradinit, ka reaguar edhe djali i saj, Alaudin Haradini, i cili ka shkruar:
“InshaAllah n'Xhennet nana jem.”
