“Albin Kurti në shënjestër të...” – Çka po paralajmëron ish-ushtaraku?

Aktuale

“Albin Kurti në shënjestër të...” – Çka po paralajmëron ish-ushtaraku?

Nga: A.SH Më: 25 mars 2025 Në ora: 22:34
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përballet me kritika të ashpra nga opozita, ndërsa thuhet se këto sulme mund të kenë një prapavijë më të thellë.

Ish-ushtaraku, Muahrrem Maralusha, ka thënë përmes një postimi se fushata kundër Kurtit nuk është vetëm një betejë e brendshme, por mund të jetë e ndikuar edhe nga qarqe me origjinë në Beograd.

“Albin Kurti në shënjestër të opozitës me urdhër që e ka origjinën në Beograd”, shkruan ai.

Opozita e ka intensifikuar kritikat ndaj qeverisë, duke e akuzuar atë për ngecje në dialogun me Serbinë dhe për vendime që, sipas tyre, po dëmtojnë interesat e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat