Kosova po përballet me një situatë alarmante të rritjes së rasteve të vrasjeve, ndaj kërkohet një aktivizim urgjent i të gjithë mekanizmave shtetërorë dhe joshtetërorë për të parandaluar këtë dukuri shqetësuese.
Kriminologu, Armend Halimi ka thënë se se duhet një trupë multiprofesionale të angazhohet për të hartuar një strategji konkrete dhe të zbatueshme, e cila do të identifikojë shkaktarët dhe përgjegjësit, nga nivelet më të larta deri tek qytetari i thjeshtë.
Shkrimi i plotë:
Edhe pse jemi vonë, duhet aktivizim urgjent i gjithë mekanizmave shtetërorë dhe joshtetërorë, me një trupë multiprofesionale për trajtimin e dukurisë së vrasjeve në Kosovë.
-Duhet strategji konkrete dhe të aplikusheme lehtë, e cila paralelisht me masat vepruese, duhet të identifikojë shkaktarët, njëherit përgjegjësit direkt, nga lartë-poshtë, me këto adresa fajësie direkte dhe indirekte:
*Ndryshimin e skenave socio-ekonomike në përmirësim të mirëqenies qytetare;
*Trajtimin pa vonesë dhe aplikimin e paanshëm të ligjeve nga gjykatat në lëndët kontestimore, në të kundërtën qytetarët zgjedhin vetëgjyqësin si rezultat i humbjës së besimit në drejtësi dhe shtimit të agresivitetit;
*Veprim pa vonesë të prokurorisë dhe hetim të paanshëm;
*Trajnim të shtuar policëve për identifikim me kohë të zonave dhe personave problematik/e, qasje profesionale ndaj tyre; prezencë më të madhe të uniformuar dhe civile (jo formale patrullime me vetura); shpërndarje të tyre sipas nevojave territoriale;
*Mbikëqyrje permanente dhe strikte e zonave kufitare me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me armë;
*Aplikimin e mbikqyrjës elektronike (me kamera) në sa më shumë hapësira publike;
*Aktivitete vetëdijësuese nëpërmes mediave për distancim nga vetëgjyqësia dhe për bashkëpunim qytetar-polici; krijimit të favoreve për dorëzuesit e armëve pa leje;
*Aksione të rrepta dhe patolerim në mbledhjen e armëve ilegale;
*Ligjërata në shkolla nga policë, psikologë me grupmoshat e adoleshencës, mbi vetëdijësimin e pasojave ligjore dhe sociale të aktiviteve kriminale;
*Takime të shpeshta konstruktive në shkolla të këshillit të prindërve për të ditur me kohë gjendjen e secilit nxënës;
*Identifikimit dhe kapjës së shpejt të personave që tregojnë potencial dhune nëpërmes promovimit në rrjete sociale;
*Trajtim grupor dhe individual institucionale dhe ambulantiv të shëndetit mendor;
Strategjia duhet ndërtuar nga këshilla profesionale, dhe përbëhet për veq me përcaktimin e aktereve dhe masave, edhe me rishikim afatëshkurt në mënyrë të rifreskimit për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave dhe qëllimit të saj.!
——-
ndryshe, projektet si të deritanishme të financuara për OJQ që dijnë të organizojnë neja nëpër hotele e pyje, duhet ndalur për arsye të 0 produktivitetit.!