Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë konstituive.
E në lidhje me këtë, ka reaguar Halil Geci.
Ai përmes nje shkrimi në Facebook paralajmëroi opozitën se në rast se bojoktojnë këtë seancë, “nuk do t’ju ndëshkojë më vetëm historia, por edhe vetë populli – në zgjedhjet që do t’ju fundosin politikisht!”.
Krahas kësaj, Geci potencoi se “Dardania ka nevojë për bashkim – jo për servilë të Beogradit dhe Listës Serbe!”
Shkrimi i plotë
A do ta përsërisë opozita sërish turpin e vitit 2020?
Zgjedhni: Dardania apo Lista Serbe!
Kur ndodhi rrëzimi i Qeverisë Kurti 1, i paralajmërova disa nga LDK-ja:
Mos u bëni vegël e Vuçiqit, mos e rrëzoni një Qeveri që përfaqësonte vullnetin e qytetarëve! Sepse Qeverinë e ardhshme do t’jua formojë Beogradi me Listën Serbe. Por nuk më dëgjuan…ashtu edhe ndodhi.
Vetëm pak ditë më vonë, qeverinë që ua pata paralajmëruar ua ndërtoi Vuçiqi me Listën Serbe.
Dhe më turpshmja – Avdullah Hoti u bë kryeministër me bekimin e Beogradit.
E mbani mend si festuan?
LDK dhe AAK mezi prisnin “haberin” që Vuçiq kishte dhënë dritën e gjelbër për koalicionin.
Por qytetari nuk është i verbër:
Vetëm një vit më vonë, populli e bëri Vetëvendosjen superfuqi me mbi 50% të votave, dhe opozitën e atëhershme e lanë nën hije për 4 vjet!
Sot, ju opozitarë që s’u mbush mendja kurrë, po ju paralajmëroj sërish:
Nëse e bojkotoni Kuvendin, nëse ia ktheni shpinën vullnetit të qytetarit, nuk do t’ju ndëshkojë më vetëm historia, por edhe vetë populli – në zgjedhjet që do t’ju fundosin politikisht!
Kosova është mbi parti, mbi inate dhe mbi interesat tuaja personale.
Dardania ka nevojë për bashkim – jo për servilë të Beogradit dhe Listës Serbe!
Zgjedhja është e thjeshtë:
Me Dardaninë, apo me Vuçiqin?
Me popullin, apo me Listën Serbe?
Me të ardhmen, apo me turpin e së kaluarës?