E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, vizitoi Mitrovicën e Jugut dhe Bajgorën, ku diskutoi për pastrimin e tokës nga mina dhe mbështetjen për punën e organizatës ndërkombëtare që merret me pastrimin e tokave të minuara NPA.
E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, vizitoi Mitrovicën e Jugut, ku u takua me Kryetarin e Bashkisë, Bedri Hamza. Gjatë vizitës, ata diskutuan për përpjekjet për pastrimin e tokës nga mina në Bajgorë, një iniciativë që mbështetet nga Ambasada e SHBA-ve dhe organizata NPA (Norwegian People's Aid).
"Ambasada e SHBA-ve mbështet punën kritike të NPA-së për pastrimin e zonave të luftës në Kosovë", thekoshet në një një postim të Ambasadës Amerikane në X.

Në njoftim, mes tjerash thuhet se gjatë vizitës në Bajgorë, Prattipati dhe partnerët festuan rikthimin e tokës, një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të pastruar Kosovën nga mbeturinat e luftës.