Me udhëzim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën konstituive, që u ndërpre më 15 prill.
Të martën, deputetët dështuan të miratonin pikën e parë, atë të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumeve.
PDK, LDK dhe AAK votuan kundër raportit, duke argumentuar se anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që më herët të japin dorëheqje.
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj vetëm rikonfirmoi qëndrimin e deritashëm të kësaj partie.
“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim”, tha Zogaj para seancës konstituive të Kuvendit.