Zogaj: LVV-ja s’i ka votat, absurde dështimi i sotëm i konstituimit të Kuvendit

Aktuale

Zogaj: LVV-ja s’i ka votat, absurde dështimi i sotëm i konstituimit të Kuvendit

Më: 17 prill 2025 Në ora: 23:34
Alban Zogaj

Alban Zogaj nga LDK-ja thotë se LVV-ja nuk ia ka votat për ta krijuar shumicën në mënyrë që të votohet kryetari i Kuvendit, por as ato për krijimin e institucioneve të reja.

Për dështimin e seancës së sotme dhe për moskonstituimin e Kuvendit, Zogaj e cilëson absurde dhe të pakuptimtë.

“Është e pakuptimtë dhe shumë absurde që sot dështoi seanca. Seanca është dashur me vazhdu sipas pikave të rendit të ditës, por pas një konsultimi që u kërkua jashtë rendit të ditës dhe pa ndonjë arsye të fortë, prapë kryesuari i Kuvendit e ndërpreu seancën, dhe kërkoi që ajo të vazhdohet pas 48 orëve. Insistimi ynë ishte të vazhdojmë me rendin e ditës, pra që të hidhet në votim raporti ose eventualisht të ftohet komisioni”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai tha se LDK-ja prej deklaratave po kalon në veprim, ndërkaq VV-ja po qëndron në deklarata dhe po bën bllokim.

“Nuk i kanë votat për të krijuar shumicën as për ta votuar kryetarin e Kuvendit dhe as për të vazhduar tutje me themelim të institucioneve. Ne prej deklaratave po kalojmë në veprim, kurse LVV-ja është duke qëndruar në deklarata dhe në bllokim. Ky është dallimi ynë substancial”, deklaroi Zogaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat