​Homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti

Aktuale

​Homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti

Më: 18 prill 2025 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i kryeqytetit dhe organizata të dala nga lufta kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit të Zahir Pajaziti, në Ditën e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se 18 prilli është ditë nderimi për dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Ai theksoi rëndësinë e homazheve dhe respektit ndaj familjeve të dëshmorëve.

Rama: Sot nderojmë dëshmorët për sakrificën e tyre për liri

Sot është 18 prilli, Dita e dëshmorëve të Prishtinës ku në të gjitha pjesët e Prishtinës bëjmë homazhe, sot si gjithmonë si çdo herë me komandantin Sopi dhe me komandantët tjerë që na u bashkëngjiten, që të bëjmë homazhe t’i respektojmë dëshmorët, heronjtë tanë, po ashtu edhe respekt ndaj familjeve të dëshmorëve, heronjve tanë me këtë date të madhe, për sakrificën që kanë dhënë dëshmorët për vendin tonë që sot ta gëzojmë lirinë pavarësinë, ta gëzojmë demokracinë dhe të jemi të lirë, të planifikojmë për të ardhmen e vendit tonë, për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat