Limaj me paralajmërim: Shumë shpejt do të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria

Aktuale

Limaj me paralajmërim: Shumë shpejt do të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria

Më: 19 prill 2025 Në ora: 15:19
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë adresimit për gazetarë pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, e cilësoi si lajm të mirë votimin e raportit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

“Kosova tani ka Parlament dhe deputetë dhe ata do të gjejnë rrugë për hapa të tjerë”, tha ai.

“Shumë shpejt edhe këto pjesë tjera do të përfundojnë dhe sipas ligjit dhe Kushtetutës të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria”, shtoi Limaj.

Megjithatë, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pse tre votat e Nismës ishin abstenim për propozimin e LVV-së për postin e kryetares së Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat