Duda Balje s’qëndroi fare në sallën e Kuvendit kur u hodh në votim kandidatura e Albulena Haxhiut

Aktuale

Duda Balje s’qëndroi fare në sallën e Kuvendit kur u hodh në votim kandidatura e Albulena Haxhiut

Më: 19 prill 2025 Në ora: 15:46
Kuvendi i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar për dy herë radhazi që të zgjedh Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Kurti për këtë propozim s’ka pasur 61 votat që nevojiten.

Përveç tri votave të NISMA-s së Fatmir Limajt, Kurtit i mungon edhe vota e deputetes Duda Balje. Në votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, Duda Balje s’ka qenë fare prezentë në sallën e Kuvendit.

Ndërkohë partitë e tjera të minoriteteve jo-serbe kanë votuar “për”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat