Kërçeli: LVV-ja s’tërhiqet nga propozimi i Haxhiut për kryeparlamentare

Aktuale

Kërçeli: LVV-ja s’tërhiqet nga propozimi i Haxhiut për kryeparlamentare

Më: 19 prill 2025 Në ora: 16:22
Ilir Kërçeli

Ilir Kërçeli, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk do të ndryshojë propozimi i LVV-së që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares së legjislaturës së nëntë, edhe pasi ky propozim dështoi dy herë të marrë mbështetjen e nevojshme.

Në një deklaratë të dhënë për media ai tha se “ne e kemi vendosur emrin”

“AAK-ja s’është fituese që të përcaktojë kush të bëhet kryeparlamentar”, tha Kërçeli.

Këtë deklaratq e bëri, pasi AAK-ja tha se do të votonte pro dy deputeteve të LVV-së, Shqipe Selimit dhe Saranda Bogujevcit, për postin e kryeparlamentares.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat