Sveçla “godet” opozitën pas dështimit për zgjedhjen e Haxhiut kryeparlamentare: Vonim ka, por shpëtim nuk kanë!

Aktuale

Sveçla “godet” opozitën pas dështimit për zgjedhjen e Haxhiut kryeparlamentare: Vonim ka, por shpëtim nuk kanë!

Më: 19 prill 2025 Në ora: 17:28
Xhelal Sveçla

Pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka adresuar kritika të ashpra ndaj opozitës, duke e akuzuar atë për bllokimin e procesit.

Në një deklaratë të shkurtër për media, derisa po largohej nga Kuvendi, Sveçla u shpreh se opozita nuk do të ketë mundësi tjetër veçse të dorëzohet.

“Vonim ka, s’kanë shpëtim. S’kanë qare pa u dorëzu”, tha Sveçla.

Pavarësisht qëndrimit të ashpër ndaj opozitës, partia e tij nuk i kishte votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në pozitën e kryetares së Kuvendit.

Në dy votime të mbajtura, Haxhiu mori vetëm nga 57 vota, katër më pak se minimumi i kërkuar prej 61.

Sveçla bëri të ditur gjithashtu se  do të ri-propozohet emri i Albulena Haxhiut për këtë pozitë, duke treguar se LVV nuk ka ndërmend të ndryshojë kandidatën./Telegrafi/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat