Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Alban Zogaj ka folur lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se “jemi në një pozicion” në të cilin shihet qartazi se nuk ka një shumicë politike në Kuvendin e Kosovës dhe si rezultat nuk mund të arrihet as votimi për kryetarin e Kuvendit.
“Kjo nënkupton që partia e parë, partia fituese e zgjedhjeve duhet të bëjë tentime më serioze në mënyrë që me arrit shumicën në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.
Zogaj tutje ka thënë se deri më tani po shihet një kokëfortësi, një kryeneçësi dhe asnjë serioz deri më tani janë disa teza të gjeneralizuara nga foltorja e Kuvendit të cilat nuk janë të specifikuara ose të drejtuara nga një parti politike në Kuvendi, ftesa të gjeneralizueme, thirrje jo serioze me një fjalë”, ka thënë ai.
“Vetëm një ftesë zyrtare ka ndodh prej pas zgjedhjeve …e të cilën ne e kemi refuzu për shumë arsye” duke shtuar se edhe LDK ka përgjegjësi, por se përgjegjësia kryesore i shkon të parit i cili i ka fitu zgjedhjet, e në këtë rast një parti politike me 48 mandate e ka përgjegjësin dhe obligimin me i themelu institucionet”, ka thënë ai.
“Sikurse që e ka përgjegjësi me propozua kryetarin e Kuvendit po ashtu e ka përgjegjësi me i bë 61 vota e me bë shumicën. Deri tash ne po shohim se nuk ka ndonjë qasje serioze për me e kriju shumicën”, ka thënë Zogaj.
Zogaj: Kryetari i Kuvnedit që nuk i ka 61 vota s’meriton atë pozicion
Zogaj ka thënë se LDK e ka JO për kandidaten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
“Nuk do të ketë bllanko, nuk kemi votë të tillë që krijon shumicë politike në Kuvend për të votuar kryetarin e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit është një pozicion shumë i rëndësishëm politik i vendit, andaj ai kryetar i Kuvendit i cili nuk i ka 61 vota nuk e meriton as me qenë kryetar Kuvendi, andaj duhet të shteren mundësitë, duhet të shihen a ka propozime të tjera e pastaj ato propozime me u diskutu me partitë politike e me ardhë deri tek një kompromis. Kur nuk ki shumicë politike duhet me ardhë deri tek kompromiset”, ka thënë ai.