Mbreti i Holandës nderon Anke Gerrits për ndihmën ndaj fëmijëve nga Kosova me kancer

Aktuale

Mbreti i Holandës nderon Anke Gerrits për ndihmën ndaj fëmijëve nga Kosova me kancer

Më: 25 prill 2025 Në ora: 21:15
Anke Gerrits, King Willem-Alexander

Aktivistja holandeze, Anke Gerrits, e cila është edhe themeluese e “Care for Kosovo Kids”, një organizatë për të ndihmuar fëmijët nga Kosova me kancer, është nderuar nga mbreti i Holandës, King Willem-Alexander.

Gerrits është vlerësuar për punën e saj të palodhur duke mundësuar ndihmën shëndetësore për fëmijët e Kosovës me kancer.

"Një njohje e merituar e ndikimit disa vjeçar”, shkruan organizata që Gerrits drejton.

Edhe ambasadori kosovar në Holandë, Dren Doli, ka uruar Gerrits për nderimin që i është bërë nga mbreti holandez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat