Vuçiq i pranishëm në darkën për Donald Trump Jr., profesori ngrit dyshimet: Do thur kurthe të reja për Kosovën...

Aktuale

Vuçiq i pranishëm në darkën për Donald Trump Jr., profesori ngrit dyshimet: Do thur kurthe të reja për Kosovën...

Nga: A.SH Më: 26 prill 2025 Në ora: 15:09
Foto nga takimi

Profesori Fadil Maloku ka ngritur shqetësimin për takimin mes djalit të Trumpit me Vuçiqin.

Ai thotë se derisa Kosova vazhdon të përballet me krizën politike dhe ngërçin në konstituimin e Kuvendit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është i pranishëm në një darkë të organizuar për Donald Trump Jr., djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Dyshohet se Vuçiq po shfrytëzon këtë ngjarje për të thurur plane të reja kundër Kosovës, në një kohë kur vëmendja politike e vendit është e përqendruar në sagën parlamentare të brendshme.

“Derisa ne merremi mi sagën (idiotike!?)Parlamentare, Vuçiqi sonte në darkën e organizuar për Donald Trumpin e ri (djalin) me siguri do thurë kurthe të reja për Kosovën...”, shkruan Maloku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat