Paralajmëron Ramadani: Në javën e ardhshme me gjasë zhbllokohet konstituimi i Kuvendit – ja si!

Aktuale

Paralajmëron Ramadani: Në javën e ardhshme me gjasë zhbllokohet konstituimi i Kuvendit – ja si!

Nga: A.SH Më: 27 prill 2025 Në ora: 13:43
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë edhe sot seancën, pasi dështoi tentativa për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.

Ngërçi politik po vazhdon, duke thelluar krizën institucionale.

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet të zhbllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës përmes një zgjidhjeje të ndërmjetme.

Ai thotë se pas kësaj faze, do të nisë procesi i dytë politik – formimi i Qeverisë së re.

Ai paralajmëron ndryshime të mëdha në skenën politike.

Postimi i plotë:

Në javën e ardhshme me gjasë zhbllokohet konstituimi i Kuvendit, përmes një solucioni të ndërmjetëm. Pastaj fillon pjesa e dytë e ballafaqimit politik: formimi i Qeverisë së re! P.S Nuk ka Qeveri Kurti3!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat