Kurti bashkë me Aliun nesër vendosin gurthemelin në një projekt të Banimit të Përballueshëm dhe Social

Aktuale

Kurti bashkë me Aliun nesër vendosin gurthemelin në një projekt të Banimit të Përballueshëm dhe Social

Më: 29 prill 2025 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë Infrastrukurës Liburn Aliu, do të vendosin gurthemelin në projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social në Istog.

Për këtë ka njoftuar zyra e kryeministrit, duke treguar se gurthemeli do të vendoset në ora 09:00.

Njoftimi:

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat