As sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës s’kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin.
Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 7 maj, në ora 10:00.
Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare lënë fajtor njëri tjetrin për ngërçin politik, ndërkohë që ish-deputeti i viteve të 90-ta, Xhevat Pllana, mendon se ndoshta duhet të ndërhyj presidentja.
“Fati është i keq që ne faktikisht po flitet se vetëm presidentja mundet me ndërhy, edhe atë me dërgu në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë të tillë, por në bazë të Kushtetutës unë mendoj se nuk ka një zgjidhje të madhe në këtë drejtim”, tha Pllana.