Konsullata e Kosovës shpreh ngushëllime për tragjedinë në Varshavë

Aktuale

Konsullata e Kosovës shpreh ngushëllime për tragjedinë në Varshavë

Më: 8 maj 2025 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas tragjedisë së ndodhur në Universitetin e Varshavës, ku humbi jetën një punonjës i këtij institucioni.

Në një reagim zyrtar, Konsullata shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjen, të afërmit dhe kolegët e viktimës, duke theksuar mbështetjen për komunitetin akademik në këtë moment të vështirë.

Kujtojmë se një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës, të mërkurën pasdite, kanë bërë të ditur autoritetet policore në Poloni.

Viktima është një anëtare e stafit të universitetit, ndërsa i plagosuri është një roje sigurie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat