Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Aktuale

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Më: 9 maj 2025 Në ora: 22:39
Kuvendi i Kosovës

Avokati, Visar Rrecaj, thotë se Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese nuk ka vullnet për të dalë nga ngërçi politik në mënyrë që të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se problemi qëndron te propozimi i kandidates për kryetare të parlamentit.

“Problemi është se as partia fituese nuk po ka vullnet me dalë  nga ngërçi politik dhe e kandidon 13 herë Albulena Haxhiun. Në qoftë se ka një zotim prej partive opozitare që ndrro kandidatin dhe ta votojmë, pse nuk po e bën hapin? Pse Albulena Haxhiu qëndron 13 herë e propozuar kur e dinë që s’i ka votat?”, tha avokati.

Ai thotë se LVV-ja nuk mund të veprojë si fituese absolute, përderisa nuk i ka votat.

“Ju takon për ta propozuar, por s’po i mbërrin. Në qoftë se partia fituese e zgjedhjeve kishte me i pasë numrat mjaftueshëm kish kaluar dhe do të ishte mbyllur kjo çështje. Mirëpo, nuk po i mbërrin numrat dhe kjo tregon që nuk e ke luksin si parti fituese që mos ta dëgjosh askënd dhe të sillesh si fitues absolut, sepse nuk je”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat