Ngërçi politik, Kadrijaj: Detyrë e VV-së të gjejë zgjidhje, jo e opozitës

Aktuale

Ngërçi politik, Kadrijaj: Detyrë e VV-së të gjejë zgjidhje, jo e opozitës

Më: 12 maj 2025 Në ora: 11:24
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e insistimit të kalimit në votim të fshehtë për votimin e Kryetarit të Kuvendit.

Pas dorëzimit, Kadrijaj para mediave tha se nuk është detyrë e ish-opozitës të bëj zgjidhje për çështjen e kryetari të Kuvendit, po e Vetëvendosjes.

“Është detyrë e tyre me gjet zgjidhjen, jo e opozitës.

I takon VV-së, i takon t’i sigurojë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e parlamentit”, tha Kadrijaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat