Prattipati viziton veriun: Ja përmend Qeverisë një përgjegjësi që ka

Aktuale

Prattipati viziton veriun: Ja përmend Qeverisë një përgjegjësi që ka

Më: 19 maj 2025 Në ora: 17:49
Pamje nga takimi

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati zhvilloi sot një vizitë në veri të Kosovës.

Ajo u takua me liderët e shoqërisë civile, përfaqësues politik dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Në një postim të ambasadës, thuhet se ajo përsëriti qëndrimin e qeverisë amerikane se stabiliteti dhe siguria është kyçe.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat