Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Aktuale

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Më: 19 maj 2025 Në ora: 19:05
Armend Zenelaj

Prokurori Armend Zenelaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Sipas burimeve, Zenelaj e ka dorëzuar dorëheqjen e tij ditën e sotme, ndërsa arsyet që çuan në këtë vendim mbeten të panjohura.

Zenelaj ishte zgjedhur anëtar i KPK-së në vitin 2020 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, dhe gjatë mandatit të tij ka shërbyer edhe si kryetar i Komisionit për Çështje Normative brenda Këshillit.

I kontaktuar nga klani, Zenelaj e ka konfirmuar dorëheqjen, por ka preferuar të mos komentojë mbi arsyet e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat