“Dy të burgosur e varën veten”, detaje rrënqethëse nga tregimi i Nait Hasanit në burgun e Dubravës

Aktuale

“Dy të burgosur e varën veten”, detaje rrënqethëse nga tregimi i Nait Hasanit në burgun e Dubravës

Më: 19 maj 2025 Në ora: 21:52
Nait Hasani

Nait Hasani, i mbijetuar i masakrës së Dubravës teksa fliste mbi tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, përmendi edhe dy të burgosur, fati i së cilëve ishte tragjik.

Të dy, nën ndikimin e vrasjeve dhe masakrave që i shihnin çdo ditë, për të mos rënë në dorën e militantëve serbë, i dhanë fund jetës.

“S’ka pasë frikë por ka pasur tmerr i ardhur nga pamjet që i kanë pa. Dy të burgosur e kanë varë vetën për shkak se nuk kanë mundur ta përballojnë gjendjen.

Kanë hypë në dhomën lart atje, me qarçafë e kanë furë vetën. Nuk kanë mujtë me e pa veten duke u vrarë ose duke u therë. 21-shi ka qenë një tmerr i përjetuar“, bëri të ditur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat