Osmani vizitë në Zvicër, ish-diplomatët thonë se nuk është vizitë historike

Aktuale

Osmani vizitë në Zvicër, ish-diplomatët thonë se nuk është vizitë historike

Më: 20 maj 2025 Në ora: 17:54
Vjosa Osmani

Për herë të parë, do të realizohet vizita e parë shtetërore e Kosovës në Zvicër.

Kësisoj, më 21 dhe 22 maj shefja e shtetit, Vjosa Osmani do të shënojë vizitën e parë shtetërore si lidere e shtetit më të ri në Evropë në Zvicër.

Si moment historik vizitën dy ditore e kanë cilësuar nga Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern, më 21 maj në prezencë edhe të qytetarëve të shumtë. Në kuadër të agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të mbajë takime me Presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve. Gjenevë, ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër”, thuhet nga Presidenca.

Mirëpo për ish diplomatin, Donat Syla kjo vizitë është më shumë ceremoniale.

Andaj ai thotë se nuk do i sjellë vendit diçka substanciale.

Edhe ish ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini thotë se Osmani ka pasur shumë vizita por impakti i tyre le për të dëshiruar.

Në fillim të këtij muaji, e para e shtetit Vjosa Osmani zhvilloi edhe një vizitë në Austri ku i ndau medalje presidencale disa miqve të Kosovës në Vjenë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat