Gazetari jep detaje: Kam informacione se VV ia jep kryekuvendarin LDK-së

Aktuale

Gazetari jep detaje: Kam informacione se VV ia jep kryekuvendarin LDK-së

Më: 20 maj 2025 Në ora: 23:19
Abdixhiku dhe Kurti

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare Kosova ende nuk ka arritur konstituimin e Kuvendit, tentativë kjo e dështuar tashmë për të 18-tën herë.

Gazetari, Kushtrim Sadiku bëri të ditur se ka informacione të mundura koalicioni mes VV-së e LDK-së.

Sadiku tha se posti i kryekuvendarit i është ofruar LDK-së, gjë që mund ta zhbllokoj ngërçin politik.

“Informacionet që po i marr këto momente është që ka një mundësi të zhbllokohet situata duke iu orfruar kryekuvendi LDK-së. Duke e gjetur një zgjidhje të përbashkët në këto tri variante”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat