Mesazh nga Zvicra – Osmani: Kjo vizitë flet shumë për lidhjet tona të forta

Aktuale

Mesazh nga Zvicra – Osmani: Kjo vizitë flet shumë për lidhjet tona të forta

Më: 21 maj 2025 Në ora: 07:41 Përditësuar në ora: 18:16 më 21.05.2025
Vjosa Osmani

Mos konstituimi i Kuvendit, Osmani nga Zvicra: Barrën e vonesave e paguajnë qytetarët

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ka pritur sot në takim homologen e saj nga Kosova Vjosa Osmani, me të cilën kanë diskutuar për marrëdhëniet ekonomike, marrëveshjen për tregtinë e lirë, çështje të emigracionit dhe projektet në fusha të rëndësishme në Kosovë.

Në një konferencë për media pas takimit, presidentja zvicerane ka deklaruar se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë Kosovën. Ajo përmendi edhe rolin e diasporës shqiptare në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve mike.

Sutter: Zvicra nuk mund të paramendohen pa njerëz nga Kosov

“Kosova është një vend i ri, më i ri i Evropës, por kontaktet kanë që na lidhin kanë një të kaluar. Në vitet e gjashtëdhjeta punëtorët kosovarë erdhën në Zvicër, më vonë edhe refugjatë që gjetën një shtëpi të re te ne. Sot Zvicra nuk mund të paramendohen pa njerëz me prejardhje nga Kosova. 160 mijë deri në 250 mijë, pavarësisht se si i numëroni. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e vendit tonë gjatë dekadave të fundit... Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur falënderimin e saj për mbështetjen e shtetit zviceran në fazat e shtete-ndërtimit, si dhe përmes pjesëmarrjes në misioni paqeruajtës të NATO – KFOR. Ajo përmendi edhe rolin e diasporës shqiptare për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Zvicër.

Osmani: Zvicra qëndroi pranë atëherë dhe qëndron pranë nesh edhe sot

“Zvicra qëndroi pranë atëherë dhe qëndron pranë nesh edhe sot gjersa ndërtojmë një të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë. Jemi veçanërisht mirënjohës për rolin paqeruajtës të Zvicrës në kuadër të KFOR-it, si dhe për përkushtimin zhvillimor të Zvicrës në raport me shtetin tonë ndër vite”, ka thënë Osmani.

Osmani tha se marrëveshja e tregtisë me Zvicrën do të hapë rrugën për zhvillim ekonomik, teksa ftoi komunitetin i biznesit zviceran të vazhdojnë ta shohin Kosovën si një vend me potencial të madh ekonomik.

Duke folur mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e para e shtetit tonë ka përkujtuar se raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Parlamentit Evropian kanë dëshmuar se Serbia po kryen spastrim etnik me mjete administrative duke i larguar nga listat e votuesve dhe duke i lënë pa nënshtetësi.

Osmani: Shqiptarët e Preshevës duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre që po ua mohon Serbia

“E kam ngritur zërin nga KS i OKB-së deri në PE, dhe e bëjmë vazhdimisht ndërkombëtare, sepse në Kosovë jemi shembull i mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve pakicë, por edh dhënies së të drejtave që është zor të gjenden në vendet e BE-së, kurse në Serbi kemi një sistem represiv, i cili vazhdon. Reciprociteti i të drejtave e kam mbështetur më shumë se për një dekada, sepse kjo nënkupton se aq të drejta u jepen pakicave në Kosovë, aq të drejta do të duhej t’u jepen shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, fatkeqësisht kjo është refuzuar nga Serbia, e cila nuk ka treguar interesim të zbatojë detyrimet e veta ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, por kjo nuk do të thotë që të ndalim së ngrituri zërin dhe të kërkojmë përkrahjen ndërkombëtare që edhe qytetarëve shqiptarë në këto komuna t’u mbrohen këto të drejta”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur edhe rreth ngërçit politik të krijuar në Kosovë për shkak të mos zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit.

Osmani: Barrën e vonesave si pasojë e mos konstituimit të Kuvendit e paguajnë qytetarët

“Si presidente jam e shqetësim, sepse barrën e vonesave e paguajnë qytetarët e Kosovës. Me mos konstatimin e Kuvendit nuk mund të trafikojmë marrëveshje ndërkombëtare dhe ka edhe dëme të shumta që i mbajmë për shkak të mungesës së Kuvendit të Kosovës. Besoj se partitë politike në Kuvend shumë shpejt do të arrijnë një marrëveshje për të kaluar situatën e tanishme, sepse sa herë e vendosin vendin si parësor, gjithmonë zgjidhja politike është afër”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani ndodhet për vizitë shtetërore në Zvicër me ftesë të homologes së saj zvicerane.

Osmani në Zvicër: Kosova ka nevojë për miq të fortë

Pas vizitës së saj në Pallatin Federal të Zvicrës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Zvicra tashmë është një nga partnerët më të mëdhenj eksportues të Kosovës.

Ajo u shpreh se Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta si lirinë, demokracinë dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve.

“Zvicra tashmë është një nga partnerët më të mëdhenj eksportues të Kosovës, produktet tona tashmë janë në tregun zviceran, produktet e Zvicrës një kohë të gjatë kanë qenë dhe po shtohen në tregun e Kosovës”.

“Diskutuam edhe për sektorët kyç në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, përfshirë inovacionin dhe teknologjinë e informacionit, energjinë e shumë të tjera. Besoj që sidomos në sektorin e IT-së, pjesëtarët e mërgatës sonë që jetojnë në Zvicër dhe të cilët kanë filluar me vite të investojnë në Kosovë, duke hapur kompani dhe duke krijuar vende të reja të punës, po jepin një kontribut në këtë rritje ekonomike”.

“Dua ta ftojë komunitetin e biznesit dhe investitorët zviceran, që të vazhdojnë ta shohin Kosovën si një partner të besueshëm dhe një vend me potencial të madh, vend që ka popullatën më të re në Evropë, e aftë dhe e lidhur ngushtë me teknologjinë e informacionit dhe me trendet më të vyeshme botëtore”

“Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe solidaritetin ndërmjet njerëzve. Këto nuk janë vetëm fjalë, këto janë parime që na udhëheqin dhe që duhet t’i mbrojmë për ditë, veçanërisht në kohë sfidash globale. Këto vlera kanë qenë themeli i partneritet tonë dhe do të mbeten busulla jonë orientuese edhe për të ardhmen”, u shpreh ajo.

Osmani gjithashtu tha se Kosova ka nevojë për miq të fortë, në përpjekjet tona për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Kosova ka nevojë për miq të fortë, në përpjekjet tona për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, të cilat janë në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo vizitë është një dëshmi e fuqishme se po ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi mes të kaluarës dhe të ardhmes, mes shpresës dhe mundësisë”.

“Mbi këto ura po ndërtojmë një partneritet afatgjatë, në mes Kosovës dhe Zvicrës. Drejt këtij qëllimi, përpjekjet tona nuk do të ndalen asnjëherë”, u shpreh tutje Osmani.

Osmani: Kjo vizitë flet shumë, Zvicra qëndroi pranë Kosovës në kohë të vështira e po qëndron edhe sot

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën për media pas vizitës së saj në Pallatin Federal të Zvicrës tha se kjo vizitë flet shumë.

Osmani tha se mërgata atje është dëshmia më e mirë e mirënjohjes, duke shtuar se Zvicra qëndroi pranë Kosovës në kohë të vështira e po qëndron edhe sot.

“E bënë këtë pritje edhe më madhështore në sheshin e Bernit, meqenëse vizitat shtetërore janë të rralla, fakti që kjo vizite shtetërore po zhvillohet pikërisht këtu në Zvicër flet shumë për përkushtimin e Zvicrës ndaj partneritetit tonë. Qytetarë të shumtë të mbledhur këtu, shumica pjesëtar të mërgatës sonë, janë dëshmia më e mirë e mirënjohjes. Zvicra qëndroi pranë nesh atëherë dhe qëndron pran nesh edhe sot gjersa ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë”, tha Osmani në konferencën për media.

Keller-Sutte: Zvicra e angazhuar të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovës-Serbi

Presidentja e Konfederatës të Zvicrës, Karin Keller-Sutte, ka thënë se Zvicra do të vazhdojë të jetë e angazhuar për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në një konferencë për media pas takimit që e pati sot me presidenten Vjosa Osmani, ajo theksoi se temë e diskutimit ishte edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet e tij.

“Paqja e qëndrueshme në rajon dhe një perspektivë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor për Zvicrën kanë prioritet të lartë. Angazhimi ynë synon të përfaqësojë standardet evropiane dhe të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”.

“Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj. Kemi tematizuar poashtu rëndësinë e misionit të paqes, KFOR, në të cilën Zvicra merr pjesë që nga vitit 1999”, ka deklaruar Keller-Sutte. 

Presidentja e Kosovës në Zvicër, në drekën shtetërore i pranishëm edhe Xherdan Shaqiri

Nga: M.L.

Këshilli Federal i Zvicrës ka pritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin me të gjitha nderimet.

Gazeta Zvicerane Blick.ch raporton se edhe ylli i futbollit Xherdan Shaqiri është i pranishëm në darkën shtetërore.

"Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës janë të ngushta për arsye historike", shkruan Blick.ch transmeton "Bota sot".

Kujtojmë se Presidentja e Konfederatës, Keller-Sutter (majtas), dhe bashkëshorti i saj Morten Keller, e përshëndetën me ngrohtësi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.

Raportohet se influencues të ndryshëm po i bëjnë thirrje komunitetit nga Kosova që të marrë pjesë në ceremoninë e pritjes së presidentes në Bernë.

Në Zvicër jetojnë mbi 200,000 persona me prejardhje nga Kosova – që përbën më shumë se një të dhjetën e popullsisë së këtij shteti të ri.

Deri më sot, shumë shtetas të Kosovës janë natyralizuar në Zvicër: Vetëm në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare, 2,255 persona nga Kosova morën pasaportën zvicerane.

Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës janë të ngushta dhe janë zhvilluar ndër vite. Këto shtatë momente tregojnë se sa të thella janë ato.

Presidentja Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.

Kjo pritje u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore që Presidentja Osmani po realizon këto ditë në Zvicër.

Në takim me Presidenten Osmani janë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Qemajl Aliu, kryetari i Komunës së Shtimes.

Pas takimit bilateral, Presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.

Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.

Presidentja Osmani sot fillon vizitën shtetërore në Zvicër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nis sot vizitën e saj shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes zvicerane, Karin Keller-Sutter. Kjo vizitë shënon një moment historik, pasi është hera e parë që një kreu i shtetit të Kosovës realizon një vizitë shtetërore në këtë shtet.

Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Presidentja Keller-Sutter në sheshin qendror Bundesplatz në Bernë.

Sipas agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me Presidenten zvicerane dhe me anëtarët e Këshillit Federal, si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Pas këtyre takimeve, dy presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

“Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Vizita do të vazhdojë edhe gjatë ditës së dytë, ku Presidentja Osmani dhe homologja e saj zvicerane do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universitetit Saint Gallen.

Në fund të vizitës, Osmani do të qëndrojë në Gjenevë, ku do të takohet me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat