Emisari i BE-së Sorensen në Berlin, diskuton për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Aktuale

Emisari i BE-së Sorensen në Berlin, diskuton për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Më: 21 maj 2025 Në ora: 09:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, është takuar në Berlin me sekretaren e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin për Politikë të Jashtme të kancelarit gjerman Friedrich Merz, Gunter Sautter.

Sorensen në një postim në platformën “X” ka shkruar se është diskutuar se si të çohet përpara normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithmonë mirë të jem në Berlin. Takime të para shumë të mira me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter.

Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për Gjermaninë për mbështetje ndaj përpjekjeve të BE-së”, ka shkruar Sorensen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat