“PDK është katandisur në…”, Dejona Mihali reagon ashpër: Bëjnë deklarata ala SHIK për…

Aktuale

“PDK është katandisur në…”, Dejona Mihali reagon ashpër: Bëjnë deklarata ala SHIK për…

Nga: N.E Më: 21 maj 2025 Në ora: 13:50
Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali

Koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, thotë se PDK në terren deklaron se do të bëhet një koalicion me partinë e tyre.

Mihali përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se sot ka pasur zhvillim të r inga opozita, gjersa shton se deklaratat për koalicion vijnë nëpër takime të vogla, nëpër fjalë me rrotlla dhe “ala SHIK”.

“Sot pati një zhvillim të ri nga opozita. Nuk foli Memli.

U desh të fliste Vlora Çitaku. Dihet kur del Vlora.

PDK në terren, para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, pas zgjedhjeve, edhe këto ditë ka thënë që ka me bë koalicion me ne, pra me Lëvizjen.

Këto ua ka thënë njerëzve nëpër takime të vogla, e nëpër fjalë me rrotlla, ala SHIk, siç dinë vetëm ato të sajojnë insinuata me të cilat krijojnë rrethana të përkohshme në terren.

Javët që kaluan, nëpër kësi "nejash" e zinxhiri fjalësh që i përcjellin nga kafehanja në kafehane, e shpërndanë gjoja infon se tashmë është arrit dakordimi”, ka shkruar Mihali.

Ajo pohon se PDK është katandisur në konglomerat të kafexhive në qytete e fshatra, ashtu sikur grupi parlamentar i tyre, ca të Prishtinës e ca të rrethinës.

“Se PDK është katandisur në konglomerat të kafexhive, në qytete a fshatra, si grupi parlamentar i tyre, ca të Prishtinës me rrethinë, ca të Sami Lushtakut, kjo po dallohet çdo ditë e më shumë.

Një ditë edhe shoqatën e gastronomive do ta rrëmbëjnë edhe formalisht. Edhe ashtu aq strategji kanë, kafe më kafe me shpërnda shpifje”, përfundon koordinatorja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat