Policia e Kosovës ka konfiskuar armatim dhe substancë të dyshuar narkotike në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë e Veriut, në asistim të njësive të Regjionit të Veriut, ka realizuar një aksion kontrolli në banesën e të dyshuarit M.J., pas marrjes së informatave operative për posedim të armëve dhe substancave narkotike.
Policia ka thënë se gjatë kontrollit janë gjetur,:
-dy jelekë taktikë antiplumb, një maskë gazi, 14 karikatorë për armë të llojit AK-47, 256 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 24 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 1 gram.