Mbrëmjen e sotme një grua dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e hetuesisë.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
‘’Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç është pa shenja jete.Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipa e Forenzikës.