Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar tryezën me temën “Nxitësit e mobilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor: Lëvizja e lirë e njerëzve”, e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Ngjarja ka bashkuar përfaqësues nga fusha të ndryshme për të diskutuar ecurinë dhe sfidat e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka organizuar tryezën me temën “Nxitësit e mobilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor: Lëvizja e lirë e njerëzve”, e mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Ngjarja ka bashkuar përfaqësues nga fusha të ndryshme për të diskutuar ecurinë dhe sfidat e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Drejtori ekzekutiv i INDEP-it, Burim Ejupi, tha se ky takim është pjesë e një iniciative më të gjerë rajonale për të vlerësuar progresin e arritur në zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara. Sipas tij, nga nëntë marrëveshje të Procesit të Berlinit, tri janë tashmë në fuqi dhe gjashtë janë në fazë zbatimi.
Ejupi: Kosova ka progres të mirë sa i përket marrëveshjeve të Berlinit
“Sot jemi me një takim, të cilin e kemi quajtur edhe java e takimeve. Në secilin vend të Ballkanit Perëndimor, tashmë kanë filluar tryezat e njëjta për të parë se sa kanë pasur progres vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket marrëveshjeve të Berlinit. E kemi bërë një monitorim prej tetorit deri në prill, dhe prej nëntë marrëveshjeve që është dashur të implementohen, tri kanë hyrë në fuqi, 6 janë rrugës, që do të thotë se ka progres. Në aspektin legjislativ, Kosova ka ecur mirë, duke përmbushur pjesën e detyrave të veta, përveç ka mbetur pjesa e ndërmjetësimit, pasi jemi në pritje të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe besoj se me formimin e institucioneve edhe kjo pjesë do të përfundohet. Ne besojmë se me marrëveshjen e CEFTA-s, ekonomia, qytetarët dhe konsumatorët do të jenë përfitues nga lëvizja e lirë e mallrave”, ka thënë Ejupi.
Zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, Matthias Conrad theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përfshirjes të të gjitha palëve në këtë proces.
Conrad: Zgjerimi i BE-së, në krye të agjendës
“Kjo është pikërisht ajo që nevojitet, sepse kemi një proces të shkëlqyer që ka marrë formë tashmë në vitin e tij të 11-të, dhe ne vazhdimisht mendojmë se si ta përmirësojmë, si ta bëjmë më të mirë, si ta bëjmë më efektiv. Dhe një element që më vjen në mendje është të sigurohet që ka një diskutim në rajon mes të gjithë palëve të përfshira dhe që marrin pjesë, sepse kjo është ajo që nevojitet. Nuk është një proces që duhet adresuar, trajtuar dhe formësuar vetëm nga politikanët, por është një proces nga i cili duhet të përfitojnë të gjitha këto shoqëri këtu. Por jo vetëm kaq, është me të vërtetë një rrugë me dy drejtime. Është një shteg drejt integrimit me Bashkimin Evropian, dhe kështu që kemi nevojë në kuptimin e plotë për të gjithë në bord për këtë... (7:21) Po shkojmë përpara në vitin 2025, zgjerimi është në krye të agjendës...(7:50) Dhe kështu që Procesi i Berlinit është pjesë e planit të rritjes dhe anasjelltas”, ka thënë ai.
Ai shtoi se Gjermania është e përkushtuar për të mbështetur procesin e integrimeve evropiane.
Conrad: Procesi i Berlinit ofron potencial për integrimin rajonal
“Procesi i Berlinit mund të karakterizohet si një platformë që ofron shumë potencial për integrimin rajonal, për ta përshpejtuar, të themi, procesin e anëtarësimit në BE. Ju e dini, por është absolutisht thelbësore të ritheksohet herë pas here, se është një proces gjithëpërfshirës për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe është një proces ku Kosova është e ulur në tryezë, njësoj si të gjithë partnerët e tjerë. Por në fund të fundit, është rajoni ai që ka për të përfituar më shumë nga një sukses që mund ta kemi me këtë Proces të Berlinit. Krijimi i Tregut të Përbashkët Rajonal synon të përfitojë para së gjithash njerëzit, bizneset, studentët në thelb, të gjithë në këtë rajon. Dhe kur shohim çfarë është arritur vitin e kaluar në samit, përparimi në kuadër të CEFTA-s dhe të gjitha marrëveshjet që më pas u mundësuan të kalojnë, ky është një shembull konkret. Si qeveri gjermane, së bashku me të gjithë partnerët që janë të përfshirë në Procesin e Berlinit, së bashku me Bashkimin Evropian, po ofrojmë shumë në këtë drejtim dhe pa dyshim po investojmë shumë”, ka shtuar ai.
Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe ndihmon integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Evropian. Ajo u lansua në gusht 2014 nga kancelarja e asokohe gjermane Angela Merkel.
Përveç shteteve të Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrëse në procesin e Berlinit janë edhe institucionet e BE-së, organet financiare ndërkombëtare, si dhe organizatat e shoqërisë civile, të rinjtë dhe bizneset brenda rajonit. Kosova është një nga vendet që janë pjesë e procesit të Berlinit, raporton kp.