Veteranët e UÇK-së përkujtojnë dëshmorët e rënë më 6 qershor: Veprat e tyre nuk do të harrohen

Aktuale

Veteranët e UÇK-së përkujtojnë dëshmorët e rënë më 6 qershor: Veprat e tyre nuk do të harrohen

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një postimi ka përkujtuar dëshmorët që ranë më 6 qershor gjatë luftës çlirimtare.

Përkulemi me nderim dhe krenari para veprës së pavdekshme të bijve më të mirë të këtij vendi. Ata ranë, që ne të ngritemi.”

Mes të rënëve të përkujtuar ishin: Shpend Malaj, Burim Mustafaj, Bejzat Krasniqi, Imer Krasniqi, Shaban Mazrekaj, Arsim Tahiri, Bajram Zekaj, Halim Qallapeku, Ramiz Bazaj, Sali Saramati dhe Xhevdet Krasniqi.

Organizata theksoi se veprat e tyre nuk do të harrohen kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat