Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së AAK-së për vendimet në Kuvend

Aktuale

Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së AAK-së për vendimet në Kuvend

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 10:37
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së AAK-së të mbështetur edhe nga PDK-ja e LDK-ja, për interpretim kushtetues rreth ndryshimit të formës së votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit si dhe të drejtës së Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha për median se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.

“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni”, tha Dula

Lënda për votimin e fshehtë dhe procedurave të tjera në seancën konstituive të Kuvendit u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja,  më 12 maj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat