Muhaxheri: 9 kryetarët aktualë garojnë në zgjedhje lokale, Burim Berisha në pikëpyetje

Aktuale

Muhaxheri: 9 kryetarët aktualë garojnë në zgjedhje lokale, Burim Berisha në pikëpyetje

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 22:17
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Ai u shpreh se janë përgatitur për këto zgjedhje dhe se garojnë nëntë kryetarët aktualë.

Sipas tij vetëm Burim Berisha nuk është konfirmuar ende.

“Ne jemi përgatitur për zgjedhje komunale, e kemi mbajtur Mbledhjen e Kryesisë i kemi caktuar që në këto gara marrin pjesë nëntë kryetarët qe i kemi aktual, është problem ndoshta Fushë Kosova do ta bëjë një ndërrim, ende nuk është e konfirmuar që kandidati për kryetar që ka qenë deri tani fitues, z.Burim Berisha”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat