Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

Aktuale

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 21:30
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku në Debat Plus të Dukagjinit ka deklaruar se vendi është në krizë, sepse deputetët po mblidhen me vetëdije të plot që s’ka ndryshim.

Ai komentoi edhe deklaratat e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i cili kishte diskutuar për votat e partive rreth formimit të Qeverisë.

“Jemi në krizë sepse po mblidhemi me vetëdije të plot që s’ka ndryshim dhe në prapaskenën politike me qëllim të mirë nuk ka as edhe një lëvizje të vetme për të bërë një shumicë. E dyta kemi urgjencë, dhe për këtë duhet të pajtohemi se kemi urgjencë.

E para nuk parapëlqej logjiken mi sjellë 19 numra unë bëj çfarë dua e më pas e bëjmë qeverinë sepse kështu nuk funksionon politika, nuk është një vagon. E dyta le të themi kështu shumë qartë për partinë e re demokratike flet Emilia Rexhepi jo Memli Krasniqi. LDK-ja e merr si deklaratë zyrtare deklaratën e kryetarës së partisë së re demokratike. Memli mundet me folë për 24 deputetët e PDK-së”, tha Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat