Nis konventa e përgjithshme, Hamza: PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme

Aktuale

Nis konventa e përgjithshme, Hamza: PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 12:27
Bedri Hamza

Ka nisur konventa e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës.

Bedri Hamza në fjalimin e tij tha se PDK nuk ka lindur në zyre, por ka lindur me përballje dhe shpirtin e rezistencës.

Jemi forca me kontributin më të madh në lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Jemi të gatshëm për ta udhëhequr vendin, ne jemi partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ata nuk u thyen dhe nuk u përkulen kurrë”, tha ai.

Ai tha se edhe në rezultatet e 9 shkurtit kanë pasur rezultat të mirë, pasi kanë bashkuar qytetarët me programin e tyre për një jetë më të mirë.

PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme”, pohoi Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat