“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

Aktuale

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 13:57
Lumir Abdixhiku

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, është përballur me pyetje lidhur me përpjekjet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

I pyetur konkretisht se kush është ndërmjetësi që Kurti ka angazhuar për të nisur bisedimet për koalicion, Abdixhiku u përgjigj shkurt:

“S’kam koment.”

Kujtojmë, se as sot nuk u bë konstituimi i Kuvendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat